Kush e themeloi përnjëmend UÇK-në? / Bardhyl Mahmuti flet në Pressing - Gazeta Express
string(66) "kush-e-themeloi-pernjemend-uck-ne-bardhyl-mahmuti-flet-ne-pressing"

Kush e themeloi përnjëmend UÇK-në? / Bardhyl Mahmuti flet në Pressing

Lajme

Gazeta Express

18/05/2022 21:17

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka folur në emisionin Pressing në T7 për luftën çlirimtare të Kosovës.

Ai ka treguar edhe se kush e themeloi UÇK-në. Ai thotë se ishte LPK-ja që e themeloi atë, por që kishte shumë sektorë të veçantë që punonin së bashku për të arritur një qëllim.

Lexo Edhe:

“Po. Është LPK-ja. Ato janë vendime sepse ka pasur edhe sektorë të veçantë ku ka qenë edhe Xhavit Haliti. Ku ka qenë edhe Sharr Salihu e të tjerë. Njerëz që kanë vepruar në sektorë të vecantë. Një numër veprimtarësh që kanë vepruar drejtë për së drejti për mbledhjen e fondeve. Ka qenë Zëri i Kosovës, organi që i ka dhënë hapësirë sepse komunikatat e UCK-së janë botuar shumë vonë në Kosovë. Adnan Asllani ka qenë nga Presheva dhe ka qenë kryeredaktor. Në LPK ka pasur shqiptarë dhe nuk ka pasur rëndësi prej cilit vend. Ka qenë vetëm një ideal ai i çlirimit të tokave shqiptare. Vetëm gjatë luftës Bedri Islami ka postuar qindra shkrime”, tha ai.

Mahmuti ishte njëri prej përfaqësuesve politik të UÇK-së. Ai ishte personi që përfaqësoi UÇK-në në takimin me Richard Holbrooke dhe zyrtarë tjerë amerikanë në Gjenevë në vitin 1998. /Gazeta Express/