Bardhyl Mahmuti: Një poshtërsi speciale!

05 mars 2023 | 22:54

Kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Bardhyl Mahmuti, ka reaguar ndaj Gjykatës Speciale në Hagë, e cila pamundësoi pjesëmarrjen e Nasim Haradinajt në varrimin e vëllait të tij, Agronit.

“Në emër të institucione që pretendojnë se janë institucione të Kosovës, Nasim Haradinajt nuk iu mundësua të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait!!! E megjithatë Kosovë nuk duhet të harrosh se në themelet e lirisë tënde qëndron edhe gjaku dhe vuajtjet e Smajl e Hilmi Haradinajt, Myzaqete dhe Ruke Haradinajt, Luan e Shkëlzen Haradinajt, Enver e Agron Haradinajt, Nasim e Ramush Haradinajt, Shqipe e Daut Haradinajt dhe e krejt FAMILJES LEGJENDARE HARADINAJ nga Gllogjani! Poshtërsia ndaj Nasim Haradinajt nxori në shesh fytyrën e vërtetë të Dhomave të Specializuara: Edhe në ceremoni vdekjesh duan të na mbajnë të ndarë!”, ka shkruar Mahmuti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AS Roma ka mundur me shifrat 1-0 Juventusin në supersfidën…