LAJMI I FUNDIT:

Bardhyl Mahmuti: Vet shefi i Shërbimit Sekret të Serbisë e tha se vrasjet në “Panda” të Pejës i bënë Beretat e Kuqe te Ulemek Legias

Bardhyl Mahmuti: Vet shefi i Shërbimit Sekret të Serbisë e tha se vrasjet në “Panda” të Pejës i bënë Beretat e Kuqe te Ulemek Legias

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti thotë se vet shefi i Shërbimit Sekret të Serbisë, Radomir Markoviqi ishte ai që hodhi dritë i pari për krimin në kafiterinë “Panda” në Pejë.

“Markoviqi zbuloi se “Beretat e Kuqe” me në krye Ulemek Legian ishin ata që kryen ekzekutimin e të rinjve serb në kafiterinë e Pejës. Në këtë debat ishte përfshirë edhe Vuk Drashkoviqi që në atë kohë ishte zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm, i cili thotë se vendimin për vrasjen në kafiterinë Panda e kishte marrë Shtabi Strategjik i Millosheviqit. Ky shtab strategjik përmes këtij akti kishte dy objektiva: UÇK-ja të prezantohej si organizatë terroriste që vret civilë të pafajshëm dhe të ngjallte urrejtjen ndaj shqiptarëve”, tregoi Bardhyl Mahmuti në një videolidhje në “Debat Plus”, përcjell Telegrafi.


Mahmuti thotë se pas kësaj masakre serbët dhe malazezët u mobilizuan në luftë ndaj shqiptarëve e poashtu thotë se edhe në aspektin ndërkombëtarë ngjarja pati një jehonë negative në raport me shqiptarët.

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së thotë se ngjarja u zbardh shumë vonë por sipas tij me fillimin e procesit në Gjykatën Speciale askush në Serbi nuk dëshiron të zbulojë kryerësit e kësaj vepre./Telegrafi/