Me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dekoroi një numër personalitetesh për kontributin që kanë dhënë për lirinë e Kosovës.
Në mesin e të dekoruarve si pjesë e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së së Kosovës janë edhe dy shqiptarë nga Maqedonia-Bardhyl Mahmuti dhe Ali Ahmeti, shkruan Gazeta Lajm.
Deri sa Mahmuti është radhitur i shtati, Ali Ahmeti radhitet kah fundi i listës, respektivishr i 23-ti.
Radhitja e emrave në listë si duket është bërë për nga pesha e personave në shtabin e UÇK-së, sepse po të ishte bë sipas radhitjes alfabetike, Ali Ahmeti do të duhej të radhitej i pari.
“Në pamundësi që të jem në Prishtinë në këtë vit jubilar, shfrytëzoj rastin që edhe përmes këtij postimi në Facebook ta falënderoj për dekoratën.
Me respekt
Bardhyl Mahmuti”, ka shkruar Mahmuti me këtë rast në facebook.